Kreu i PD-së, Sali Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Shqipëria

Kreu i PD-së, Sali Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 10:15
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ashtu si herët e tjera, kryedemokrati u prit nga mbështetës të tij jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat