Moti në Shqipëri me vranësira, temperaturat mbeten të larta gjatë ditës

Shqipëria

Moti në Shqipëri me vranësira, temperaturat mbeten të larta gjatë ditës

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta transparente.

Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat