Makina përplas tufën e bagëtive në Maliq, vret rreth 15 krerë

Shqipëria

Makina përplas tufën e bagëtive në Maliq, vret rreth 15 krerë

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një tufë bagëtish në aksin rrugor Zëmblak.

Nga përplasja raportohet se kanë ngordhur rreth 15 krerë bagëti.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar përgjegjësitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat