Aksident i rëndë në Fier, përfshihen tre automjete. Një person përfundon në spital

Shqipëria

Aksident i rëndë në Fier, përfshihen tre automjete. Një person përfundon në spital

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve.

 I cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat