Sherr mes punonjës të spitalit në Tiranë, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun e tij dhe arratiset!

Shqipëria

Sherr mes punonjës të spitalit në Tiranë, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun e tij dhe arratiset!

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital shtetëror në Tiranë, ku dy punonjës raportohet se janë përfshirë në një konflikt.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat