Raporti i DASH për klimën e investimeve, Salianji: Pasqyrë e realitetit që qytetarët ndjejnë çdo ditë!

Shqipëria

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Salianji: Pasqyrë e realitetit që qytetarët ndjejnë çdo ditë!

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 21:37
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

Sipas raportit që ka siguruar “Pamfleti”, paraja informale, kryesisht nga trafiku i drogës ka prishur balancat në treg.

Salianji e ka cilësuar raportin si një pasqyrë të qartë të realitetit të zymtë me të cilin përballen qytetarët dhe bizneset çdo ditë në vend.

Ai thekson se pronat janë sektori më i ekspozuar ndaj korrupsionit, ndërsa shton se kur ligjet favorizojnë të afërtit e pushtetit, të tjerët mbeten të pambrojtur, të kërcënuar dhe të zhvatur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat