Presidenti dekretoi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Fatos Lubonja: Begaj mori kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Presidenti dekretoi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Fatos Lubonja: Begaj mori kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 22:34
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, pavarësisht se Erion Veliaj çoi në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin e tij.

Lubonja ngriti dyshime mbi legjitimitetin e këtij vendimi pa një qëndrim paraprak të Gjykatës Kushtetuese.

Në emisionin “Log” në News24, Lubonja u shpreh se presidenti duhet të kishte pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe nëse ajo do të deklaronte se nuk është në kompetencën e saj.

Fatos Lubonja: Argumenti im është që meqë jemi në këtë situatë, Gjykata Kushtetuese për të evituar edhe këtë konflikt duhet të ishte shprehur menjëherë, që kjo nuk më prek mua. Bajram Begaj duhet të priste Gjykatën Kushtetuese, edhe sikur Kushtetuesja të thoshte “mua nuk më takon”. Në këtë rast Bajram Begaj ka marrë kompetencat e Kushtetueses, ka vendosur vetë ato gjera që ai vetë nuk i vendos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat