Manjani: Veliaj mund të kandidojë si i pavarur

Shqipëria

Manjani: Veliaj mund të kandidojë si i pavarur

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 23:14
Juristi Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ka komentuar situatën politike të Erion Veliajt, duke theksuar se ky i fundit ka mundësinë ligjore të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhje.

“Erion Veliaj ka hyrë në një betejë politike me partinë e tij, kjo është e qartë,” u shpreh juristi.

“Po sikur Erion Veliaj të regjistrohet si kandidat i pavarur në zgjedhje?

Mundësinë ligjore e ka. Tjetër është nëse fiton apo jo. Veliajt nuk i ka ngelur gjë tjetër.” tha Manjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat