Vrasje, gjakmarrje dhe atentate! “Vuloset” dosja e zezë e Laert Haxhiut dhe grupit të tij, banda vepronte nga Tepelena në Durrës

Shqipëria

Vrasje, gjakmarrje dhe atentate! “Vuloset” dosja e zezë e Laert Haxhiut dhe grupit të tij, banda vepronte nga Tepelena në Durrës

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 18:52
Laert Haxhiu

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Laert Haxhiut dhe grupit të tij kriminal të cilët kishin shtrirë “tentakulat” në qytete të ndryshme të vendit.

Në qendër të këtij grupi qëndron Laert Haxhiu, i cilësuar si drejtuesi dhe organizatori i veprimtarisë kriminale, i cili pas arrestimit në Greqi është ekstraduar në Shqipëri në korrik të vitit 2024. Sipas SPAK, grupi ishte i përfshirë në një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: Vrasje me paramendim; Vrasje për gjakmarrje; Vjedhje me armë; Sigurim kushtesh për vrasje; Shkatërrim prone me eksploziv

Në dosje janë përfshirë zyrtarisht Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, të cilët akuzohen për mbi 14 episode kriminale në qytete si Lushnjë, Peqin, Korçë, Tepelenë, Durrës dhe Tiranë, të kryera në harkun kohor prill 2021 – maj 2023.

Sipas SPAK, grupi kishte siguruar armë, lëndë shpërthyese dhe municione luftarake, të cilat i përdorte në ambiente publike, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat