Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e para

Shqipëria

Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e para

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një 60 vjeçar ka humbur jetën duke ecur në lagjen 18, në afërsi të terminalit të autobusëve.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 60 vjeçare po kalonte në vijat e bardha kur është rrëzuar pa ndjenja.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje por nuk ka mundur dot ti japë ndihmë pasi 60 vjeçari u konstatua i pajetë.

Dyshohet për shkaqe natyrale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat