Avokati Rezart Kthupi shpjegoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit nuk vlerëson drejtësinë e tij, por fokusin e ka tek pasojat që mund të jenë të pariparueshme, siç është ndikimi në datën e zgjedhjeve dhe statusin e kryebashkiakut.
" Vendimi që merr sot Gjykata, bazohet në një kriter të vetëm. Është kriteri i rrezikut që ngjarja apo vendimi, akti administrativ i cili kërkohet të shqyrtohet nga gjykata mund të sjelli një pasojë që është e pariparueshme.
Kjo është në thelb kërkesa që i adresohet Gjykatës Kushtetuese kur shkohet për masën e pezullimit.
Do të thotë që nuk diskutojmë nëse dekreti është i drejtë apo i padrejtë, por pasoja që sjell dekreti është e tillë që do ta bënte të pariparueshme apo të pa zbatueshëm një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Në thelb, për ego profesionale do të isha shumë kurioz të shikoja se si do të kishte qenë një qëndrim i kundërt i Gjykatës Kushtetuese, domethënë si do të kishte arritur ta argumentonte Gjykata Kushtetuese mos marrjen e këtij vendimi.
Në rrafshin profesional do të ishte lajthitje. Domethënë të thuash që ky vendimi, dekreti i Presidentit të Republikës, nuk do të prodhoj një pasojë që janë zgjedhjet në datë 9 nëntor dhe kjo pasoja nuk do ta shkarkonte dhe de facto zotin Veliaj nga kryetar Bashkie. Sot që flasim për të është diskutim juridik për shkarkimin e tij apo jo", u shpreh Kthupi.