Kanabis dhe armë pa leje, arrestohet efektivi i policisë në Krujë

Shqipëria

Kanabis dhe armë pa leje, arrestohet efektivi i policisë në Krujë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 20:53
Foto ilustruese/ Policia e shtetit

Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës policie të komisariatit të Krujës.

Efektivi dyshohet për kultivim kanabisi dhe i janë gjetur edhe armë pa leje.

Po ashtu mësohet se efektivi i arrestuar është shtetasi me iniciale E.L.

Ndërkohë në orët në vijim pritet të dalin detaje të tjera mbi ngjarjen në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat