Merr flakë mjeti në lëvizje në Librazhd-Përrenjas, shpëton shoferi

Shqipëria

Merr flakë mjeti në lëvizje në Librazhd-Përrenjas, shpëton shoferi

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas pranë fshatit Bushtricë.

Mësohet se makina e cila funksiononte benzine-gaz është përfshirë menjëherë nga flakët.

Ndërsa shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Ende nuk dihet shkaku. Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat