Shkarkimi i Veliajt, Këshilli i Ministrave i dërgon argumentet

Shqipëria

Shkarkimi i Veliajt, Këshilli i Ministrave i dërgon argumentet

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Qeveria i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese relacionin dhe dokumentet që lidhen me shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, duke argumentuar se ky vendim është një akt administrativ dhe se ankimimi është bërë në organin e gabuar.

Në relacionin zyrtar të Këshillit të Ministrave theksohet se “Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shqyrtimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave”, pasi ky i fundit nuk është organ kushtetues, por ekzekutiv.

Po ashtu, sqarohet se Veliaj ka pasur mundësi ta kundërshtojë vendimin për shkarkim në gjykatat administrative, sipas parashikimeve të ligjit.

Ndër të tjera, qeveria thekson se vendimi për shkarkimin e Veliajt është marrë mbi bazën e mungesës së tij fizike në detyrë për më shumë se 3 muaj, për shkak të masës së arrestit me burg, duke e konsideruar këtë një shkak të ligjshëm për përfundimin e mandatit.

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në fund të muajit tetor nëse do të pranojë ose jo kërkesën e Veliajt për pezullimin e vendimit dhe të zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat