Goditi dy kushërinj dhe qëllon me armë në ajër, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Goditi dy kushërinj dhe qëllon me armë në ajër, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia e Durrësit, këtë të premte, ka arrestuar një shtetas 37-vjeç, pasi goditi me sende të forta, për motive të dobëta, dy shtetas të tjerë, B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç, kushërinj.

Gjithashtu, dyshohet se 37-vjeçari, gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër me armë me fishekë manovër, e cila u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Policia ka raportuar se: “Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 08:30, se në lagjen nr. 15, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, kishte goditur me sende të forta shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç (kushërinj), shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, 2 të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat