Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Herida Duro do të jetë zëvendësministrja e re e Arsimit.
Duro ka mbajtur postin e drejtoreshës së Turizmit në kohën kur kjo ministri është drejtuar nga Mirela Kumbaro.
Mirela Kumbaro mori postin e ministres së Arsimit në muajin shtator, kur kryeministri Edi Rama shpalli qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Ogerta Manastirliun të cilës iu besua kandidatura për kryebashkiake të Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga drejtimi i kryeqytetit.