Forumi ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës

Shqipëria

Forumi ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 23:56
Kryeministri Edi Rama në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është ftuar në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”.

Ai shkruan në Facebook, krahas fotove, se është i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës që do të mbahet nesër.

Postimi i plotë:

“Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidentin Ursula von der Leyen”, shkruan Rama krahas fotove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat