​Aksion i rrufeshëm i policisë, kapen 16 kg narkotikë – një i arrestuar, tjetri vihet në kërkim

Shqipëria

​Aksion i rrufeshëm i policisë, kapen 16 kg narkotikë – një i arrestuar, tjetri vihet në kërkim

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë shtetasin J. B. (46) teksa po transportonte me automjet drejt kufirit me Greqinë 16 kilogramë lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë ndaluan për kontroll në fshatin Vishocicë, Devoll, automjetin që drejtohej nga J. B. dhe ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar, D.M., bashkëpunëtor i 46-vjeçarit, raporton KosovaPress.

Shërbimet e policisë gjetën në bagazhin e automjetit një çantë sportive, brenda së cilës ishin 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, të cilat janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kaluan cpranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat