Berisha-mazhorancës: Ulusiu nuk do që të pyes për dy kostumet e Altin Hajrit dhe çantën “Louis Vuitton”

Shqipëria

Berisha-mazhorancës: Ulusiu nuk do që të pyes për dy kostumet e Altin Hajrit dhe çantën “Louis Vuitton”

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Kuvendi ka nisur me debate sa i takon raportimeve të drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë. Sali Berisha kundërshtoi duke thënë se deputetët duhet bëjnë pyetjet.

Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës janë mëkatarë, ndërsa drejtoi gishtin nga Ulsi Manja, duke thënë se “nuk do të që të pyes për kostumet që solli Altin Hajri, për çantën “Louis Vuitton” apo edhe për 500 mijë eurot”.

“Ju jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje. Ata kanë mëkatet e tyre. Ky është një kompromis që bëhet mes mëkatarëve sesi ti mbuloni.

Unë e kuptoj që Ulusi nuk do të që të pyes për kostumet që solli Altin Hajri, për çantën “Louis Vuitton”, për 500 mijë eurot.

Ky tjetri  nuk do që ta pyes për bisedat me Mario Çelen, nuk do që ta pyes për dëshminë e Eriona Daupajt.

Ky është një kompromis mbi krimin. Ju bëni një gabim historik nëse i hiqeni deputetëve të drejtën  për të pyetur.”, tha nder te tjera Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat