Sot kushte atmosferike të qëndrueshme, por në disa zona nuk do mungojnë reshjet e shiut!

Shqipëria

Sot kushte atmosferike të qëndrueshme, por në disa zona nuk do mungojnë reshjet e shiut!

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet  me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat