“Iku vetëm fizikisht”- Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi demokracinë dhe forcën e ringritjes!

Shqipëria

“Iku vetëm fizikisht”- Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi demokracinë dhe forcën e ringritjes!

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 12:30
Sokol Nano

Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin.

Në fjalën e tij, ai tha se babai i tij iku nga kjo botë, por jo fizikisht.

Ai tha se do ta kujtojnë si baba, por edhe si burrë i rrallë shteti  që vuri atdheun para vetëvetes.

“Iku nga kjo botë vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demorkacinë, i pari që  nuk e kishte frikë humbjen sepse ai ishte një kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi gjithçka, edhe ringrtjen”, tha Sokol Nano, djali i Fatos Nanos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat