Elisa Spiropali: Lamtumirë Fatos Nano

Shqipëria

Elisa Spiropali: Lamtumirë Fatos Nano

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 12:34
Ministrja e  Jashtme, Elisa Spiropali,

Ministrja e  Jashtme, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh ndarjeje dhe nderimi për ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e cilësuar atë si udhëheqësin që i dha frymë europiane dhe progresiste të majtës shqiptare.

“Lamtumirë Fatos Nano! Nderim kryetarit që udhëhoqi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e shkuara komuniste, drejt një fryme partie të hapur, europiane e progresiste.

Nderim kryeministrit që, në kohë nga më të vështirat, doli mbi veten duke sakrifikuar pushtet për të konsoliduar shtetin.

Nderim atij që iku pa zhurmë, bujë e zvarritje, duke themeluar institucionin e dorëheqjes e kalimit paqësor të pushtetit,” shkruan Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat