​Spiropali viziton sot Thaçin në Hagë

Shqipëria

​Spiropali viziton sot Thaçin në Hagë

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 13:49
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.

Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit.

Gjatë ditës së sotme, ajo do të vizitojë ish-presidentin Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale, shkruan TCh.

Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, me studentët dhe akademikët e Programit të Studimeve Europiane rreth agjendës së angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të garantuar standardet europiane.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat