Gjokutaj: Ja mënyra e vetme se si Veliaj mund të fitonte lirinë

Shqipëria

Gjokutaj: Ja mënyra e vetme se si Veliaj mund të fitonte lirinë

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 21:59
Avokati Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Gjykatës për rikthimin e Erion Veliajt në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, duke theksuar se kjo është një “fitore morale” për të.

Sipas tij, situata e krijuar ka qenë një “ngërç juridik” për shkak të funksionit që Veliaj ende ka si kryebashkiak.

“Veliaj mund të fitonte lirinë vetëm duke dhënë dorëheqjen. Ai zgjodhi betejë. Veliaj ishte në një ngërç të madh sepse ai është kryetari i bashkisë sot dhe nuk ka gjykatës që të vendosë lirimin, sepse do ngrihet prokurori dhe do të thotë ky mund ta përsërisë këtë vepër, ky është problem.

Erion Veliaj sot ka marrë një fitore morale”, tha Gjokutaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat