“Paga minimale 700 euro”/ Rama për buxhetin 2026: Në 2030, 500 mln euro shtesë për pensionet

Shqipëria

“Paga minimale 700 euro”/ Rama për buxhetin 2026: Në 2030, 500 mln euro shtesë për pensionet

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 10:47
Edi Rama

Edi Rama: Përshëndetje, sot me kostum se për pak marrim në dorëzim progres raportin e komisionit për Shqipërinë dhe kemi konferencë.

Padyshim që pjesën e luanit të buxhetit 2026  e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin  e ardhëm me 100 mln euro shtesë, përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë 200 mln euro plus indeksimi, 45 mln euro.

Në 2028 e trefishojmë 300 mln euro plus indeksimi, 46 mln euro.

Në 2019, e katërfishojmë 400 mln euro, plus indeksimi. 47 milionë euro

Dhe në 20230 e pesëfishojmë, 500 mln euro, plus indeksimi 48 mln euro.

Pra janë miliardë më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht për mandatin tonë.

Por nga janari do rritet edhe paga minimale, të cilën do marrin shumën e premtuar 500 euro. Paga minimale do të arrijë 700 euro. Do të subvencionojmë për një një periudhë 9-mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve në sektorin privat.

Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.

Ato 83  mandate që ju na dhatë, janë 83 arsye më shume sesa deri dje për të mos fjetur gjumë,. Për të punuar pa pushim dhe për t’ju kthyer me gjithë pasionin të gjithë atë që ju na dhatë me besim të jashtëzakonshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat