​Vodhën pajisjet e një lokali, arrestohen dy autorët e dyshuar në Elbasan

Shqipëria

​Vodhën pajisjet e një lokali, arrestohen dy autorët e dyshuar në Elbasan

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i administrimit të pamjeve filmike të siguruara gjatë hetimeve për një rast vjedhjeje në lagjen “28 Nëntori”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga dy autorët e rastit, shtetasit Sh. Rr. (27) dhe O. B. (43), raporton KosovaPress.

Nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas, më datat 30 tetor, 3 nëntor dhe 4 nëntor 2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisjet e një lokali me vlerë rreth 120 mijë lekë, në lagjen “28 Nëntori”, në pronësi të një shtetaseje.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat