Miratohet ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale me votat e mazhorancës dhe opozitës

Shqipëria

Miratohet ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale me votat e mazhorancës dhe opozitës

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Kuvendi në fundin e seancës së sotme plenare ka miratuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare bipartizane që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore dhe tjetra me atë Territoriale.

Të dyja votimet u miratuan me 105 vota pra nga të dyja kahet dhe një kundër, votë e Erald Kaprit të Partisë Mundësia.

Dy komisionet e shumëpërfolura pritet të ndryshojnë ndarjen territoriale në vend, sa i përket edhe numrit të bashkive.

Ndërkohë me interes priten ndryshime në Kodin Zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat