I vdes i ati, Lulzim Berisha lë qelinë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Shqipëria

I vdes i ati, Lulzim Berisha lë qelinë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 11:58
Lulzim Berisha

Lulzim Berisha do të lirohet nga qelia e paraburgimit për disa orë, pas një fatkeqësie familjare.

Babai i tij ka ndërruar jetë, dhe leja i është dhënë në intervalin kohor, nga ora 12:30–16:00.

Kjo në mënyrë që ai të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Berisha do të shoqërohet nga forca policore dhe në masa të rrepta sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat