Gjykata Kushtetuese këtë të hënë do të marrë vendimin për kërkesën e Naureda Llagamit.
Ajo ka paraqitur dy kërkesa: kthimin për gjykim të çështjes në Gjykatën Administrative, ose shqyrtimin e saj nga vetë Gjykata Kushtetuese. Llagami pretendon se është ajo fituesja legjitime e garës për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.
Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë, si institucion emërtues, përmes procedurës së rregullt, shpalli fitues Asim Vokshin. Që prej datës 30 shtator, ai është përzgjedhur si gjyqtari i ri i Kushtetueses, por ende nuk është thirrur nga Presidenti Bajram Begaj për të bërë betimin hap që do të zyrtarizonte emërimin e tij.
Seanca e sotme ka rëndësi të veçantë, pasi pritet t’i japë zgjidhje ngërçit të krijuar lidhur me pyetjen se kujt i takon vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese.