U gjet e pajeta në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan, vuante nga problemet e shëndetit mendor

Shqipëria

U gjet e pajeta në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan, vuante nga problemet e shëndetit mendor

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.

Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat