Aksident i rëndë në Fier, përplasen dy makina; plagosen 6 persona

Shqipëria

Aksident i rëndë në Fier, përplasen dy makina; plagosen 6 persona

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Fier-Roskovec , në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta.

Të plagosurtit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat