Refuzoi thirrjen për dosjen e “21 Janarit”, sot Sali Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës për “Partizanin”

Shqipëria

Refuzoi thirrjen për dosjen e “21 Janarit”, sot Sali Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës për “Partizanin”

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha pritet të paraqitet ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të marrë ndaj tij “Detyrim Paraqitjeje”, për dosjen “Partizani”.

Kujtojmë që kryeopozitari refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së prokurorëve të posaçëm për t’u paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen e “21 janarit”.

Berisha u shpreh se nuk kishte marrë njoftim për thirrjen, ndërkohë SPAK e përgënjeshtroi se fletëthrrjet janë dorëzuar në banesën e tij, në Kuvend dhe në selinë e PD, por se nuk janë pranuar të tërhiqen.

Kujtojmë se në lidhje me dosjen “Partizani” Berisha është marrë i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

Kreu I PD do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat