U pezullua nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, mbahet sot seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut

Shqipëria

U pezullua nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, mbahet sot seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 08:23
Belinda Balluku

Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku do të paraqitet sot, në orën 09:00, në GJKKO.

Kjo për verifikimin e masës së sigurisë pasi u mor e pandehur me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se për mbajtjen e seancës janë njoftuar SPAK dhe po njoftohen te dyshuarit.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat