“Zgjedhjet e 11 majit të lira”, Bylykbashi: Komisionerja Kos të tërhiqet nga deklarata

Shqipëria

“Zgjedhjet e 11 majit të lira”, Bylykbashi: Komisionerja Kos të tërhiqet nga deklarata

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 19:42
Deputeti, njëherazi nënkryetar i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Deputeti, njëherazi nënkryetar i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi kërkoi që komisioneria e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos të tërheqë deklaratën e saj “se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira e të ndershme”.

“Nëse e ke lexuar raportin, të paktën pjesën e parë, ku e gjetë këtë të lira dhe të ndershme? Kështu që ajo që kërkoj politikisht është që duhet ta tërheqë atë deklaratë.

Nëse janë të lira e të ndershme përse po bëjmë reformë zgjedhore. Kjo është vetëm dëshira e saj për të mbajtur një pozicion që është i pajustifikueshëm”, tha Bylykbashi.

Komisioneria e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos reagoi për zgjedhjet në Shqipëri gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat