Shpërndanin droga të forta nëpër qytet, arrestohen dy persona!

Shqipëria

Shpërndanin droga të forta nëpër qytet, arrestohen dy persona!

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Uniformat blu njoftojnë se shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, të cilët shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, qarkullonin nëpër qytet me një makinë tip BMW.

Njoftimi i policisë

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një rast i shitjes së drogave të forta.

Lëviznin me një automjet tip “BMW”, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Sekuestrohen lëndët narkotike, 5 aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër narkotikëve, të zhvilluara si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i shitjes së drogave të forta.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjer shtetasin H. S.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. P. iu gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa shtetasit H. S. iu gjetën doza kokaine.

Në përfundim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat