Kjo e premte ishte një ditë aksioni pastrimi në Velipojë. Pjesë e tij u bënë rreth 800 të rinj nga qyteti i Shkodrës.
Ata punuan për të larguar mbetjet nga brezi i rivierës, ndërsa aksioni u organizua nga Qendra Rinore e qytetit.
Pjesë e iniciativës u bënë edhe fëmijë.
Një aksion i tillë u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ndërsa u mbështet edhe nga Bashkia e Shkodrës.
Pastrimi në këtë zonë bëhet pas një aksioni të zhvilluar pak ditë më parë nga autoritetet lokale, pasi bregdeti ishte ndotur për disa ditë nga mbetjet për shkak të prurjeve të shumta pas reshjeve të dendura.