"Turizmi dimëror, pika më e dobët e Shqipërisë", Ozuni: Mungesa e pistave të skive largon turistët drejt rajonit

Shqipëria

"Turizmi dimëror, pika më e dobët e Shqipërisë", Ozuni: Mungesa e pistave të skive largon turistët drejt rajonit

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 20:58
Feriolt Ozuni

Eksperti i turizmit, Feriolt Ozuni, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, analizoi ecurinë e sezonit turistik dhe theksoi se mungesa e infrastrukturës dimërore mbetet problemi më i madh për turizmin shqiptar.

" Përtej sezonit veror të cilin Shqipëria e ka pasur aktiv gjithmonë dhe shpesh mbi kapaciteteve të përpunimit të numrit të madh të turistëve.

Patëm një vjeshtë me një fluks që ishte normalisht me aq sa kemi vënë re sepse statistikat zyrtare do i shohim më vonë, më i madh sesa vitin e kaluar.

Tanimë jemi në stinën e dimrit ku është ndoshta pika më e dobët që turizmi shqiptar ka , si vend si shtet ndoshta kemi pikën më të dobët stinën e dimrit sepse është stina ku normalisht ka borë, duhet të ketë aktivitete dhe objektiva turistik të lidhura drejtpërdrejtë me këtë fenomen natyror,pra me borën, gjë që na mungon sepse jemi ndoshta i vetmi vend që nuk kemi një pist skish sado e vogël qoftë ajo, por funksionale në të gjithë rajonin.

Në këtë kuadër, normalisht turistët vendas synojnë vendet e rajonit. Maqedonia, Mali i Zi por edhe Kosova janë epiqendrat kryesore të turistëve shqiptarë", u shpreh Ozuni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat