Gjithçka nisi për një parakalim/ Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri në Berat

Shqipëria

Gjithçka nisi për një parakalim/ Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri në Berat

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 12:02
Foto arkiv/ Stacioni i Policisë, Berat

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur pak pas mesnatës në hyrje të qytetit të Beratit. Një 37-vjeçar u dërgua në spital me plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Sipas raportimeve e gjithë ngjarja ka ardhur për shkak të një konflikti për një parakalim me makinë. 37-vjeçari, F. T. (Xh)., ishte duke lëvizur me makinë bashkë me një person tjetër në aksin nacional Kombinat-Dimal.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në zonë, është parë se automjeti i 37-vjeçari parakalohet disa herë nga një tjetër makinë.

Në momentin që ai ka dalë nga makina dhe ka shkuar t’i flasë drejtuesit të automjetit tjetër, ai është qëlluar me armë në bark dhe ka rënë në tokë. Në këtë moment personi që shoqëronte 37-vjeçarin ka njoftuar menjëherë policinë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në qytetin e Beratit, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor më të specializuar në spitalin e Traumës. Dyshja nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat