Protesta e fermerëve grekë vijon, bllokohet për tre orë aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Shqipëria

Protesta e fermerëve grekë vijon, bllokohet për tre orë aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 12:19

Fermerët grekë po vijojnë me protestat e tyre, por kjo situatë do të sjellë sot bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë.

Për tre orë ky aks rrugor do të bllokohet, teksa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat