14-vjeçari ekspozon thikën në rrjetet sociale, Prokuroria nis hetimet

Shqipëria

14-vjeçari ekspozon thikën në rrjetet sociale, Prokuroria nis hetimet

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 21:18
14-vjeçari ekspozon thikën në rrjetet sociale, Tik-Tok

Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për një 14 vjeçar, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale 14-vjeçari shihet me një mjet prerës (thikë).

Mediat kane siguruar foton e 14-vjeçarit dhe shokut të tij, të cilët shihen teksa ekspozojnë me një thikë në rrjetin social Tik-Tok, shoqëruar me këngë me tekste të botës së rrugës.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit.

Ky rast shton shqetësimin në rritje për fenomenin e ekspozimit të të miturve me mjete të ftohta dhe përmbajtje që nxit dhunën, i cili po shihet si rrezik serioz për sigurinë e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat