Këshilltari bashkiak i PS, Alfred Muharremi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për mazhorancën nuk ka ndonjë efekt shumë të rëndësishëm se kush zgjidhet kreu i SPAK.
Muharremi: Për ne është një ditë e zakonshme.
Reforma në Drejtësi ka qenë një vullnet i PS.
Dhe kjo Reformë në Drejtësi është bërë vetëm për të shkulur plotësisht të gjithë rrënjët negative apo të gjithë korrupsionin që ishte qoftë në nivelin e pushtetit gjyqësor pro edhe të atyre prokurorëve.
Se kush zgjidhet kreu i SPAK për ne si mazhorancë nuk ka ndonjë efekt shumë të rëndësishëm.
Për shkakun se ne jemi një pushtet ekzekutiv, jemi të pavarur dhe i kemi larë duart me pushtetin e drejtësisë.
Nuk ndërhyjmë më në pushtetin gjyqësor apo të prokurorëve.
Nuk duam të dimë se çfarë ata bëjnë, se si zgjidhen, janë të pavarur.