Shpërndanin lëndë narkotike nëpër qytet, arrestohet 34-vjeçari, procedohet bashkëpunëtori

Shqipëria

Shpërndanin lëndë narkotike nëpër qytet, arrestohet 34-vjeçari, procedohet bashkëpunëtori

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një aksion i organizuar nga strukturat e Policisë së Korçës ka çuar në goditjen e një tjetër rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet, duke përfunduar me arrestimin e një 34-vjeçari dhe procedimin në gjendje të lirë të një 23-vjeçari.
Gjatë kontrolleve të mbrëmjes së djeshme, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kanabis një 23-vjeçari.

Pas këtij rasti, u vazhdua me hetimet dhe në pranga ra një 34-vjeçar, pasi dyshohet se është personi prej të cilit 23-vjeçari ka siguruar lëndën narkotike.

Sipas të dhënave, 34-vjeçarit iu gjet në banesë një sasi prej më tepër se 30 dozash kanabisi të bëra gati për shitje.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për vijimin e procedurave ligjore, ndërsa hetimet e policisë vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat