Santa-Claus-i i shqiptarit kredia apo emigranti? Eksperti tregon fenomenin: Gjatë dhjetorit rritet kredimarrja

Shqipëria

Santa-Claus-i i shqiptarit kredia apo emigranti? Eksperti tregon fenomenin: Gjatë dhjetorit rritet kredimarrja

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 10:00
Eduart Gjokutaj

Dhjetori teksa është muaji më i bukur i vitit, pasi kulmon me festën e Krishtlindjeve, padyshim që është dhe periudha ku familjet shpenzojnë më shumë. Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj pohoi në emisionin ‘News24 Fundjavë’ se gjatë dhjetorit rriten rastet e kredimarrjes, kredi apo dhe overdrafte në banka.

Sipas tij, vetëm rreth 52% e shqiptarëve arrijnë që të kursejnë të ardhura, ndërsa pjesa tjetër e ka të vështirë. Ai tha se remitancat rriten pak në këtë muaj, por prapë është e papërfillshme.

“Rriten kërkesat për overdraft 10-15 % gjatë festave të fundivitit. Kjo ka rritur dhe borxhet në këtë kohë. Dinamika e të ardhurave të Shqipërisë është e ndryshme nga ajo e rajonit. Duke qenë se nuk u ngelet shumë mundësi për të kursyer, pasi pjesa më e madhe e buxhetit shkon për gjerat bazë, kemi rritje të rasteve të kredisë.

Huamarrja nuk është thjesht një zgjedhje, por domosdoshmëri e strukturave të të ardhurave të familjes shqiptare. Kjo reflektohet dhe te fuqia blerëse e këtyre të ardhurave. Pjesa e pamundësisë për të kursyer, është e madhe, pasi vetëm 52% e shqiptarëve mund të kursejnë. 1/3 familje ka krijuar borxhe, që vijnë dhe nga faktorët kulturoro-social. Dhuratat nuk është se zënë peshën kryesore të huamarrjes. Huatë merren kryesisht për edukimin e fëmijëve, për shpenzime mjekësore, apo arredime shtëpie. Kulturë kursimi shqiptarët kanë për aq sa i lejohet. Kemi një moment ku ka një ritëm konsistent të remitancave. Mund të ketë një rritje të lehtë të remitancave, por kjo nuk ndikon.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat