Shpërndanin lëndë narkotike, dy të arrestuar dhe një nën hetim! Policia iu gjeti sasi kokaine

Shqipëria

Shpërndanin lëndë narkotike, dy të arrestuar dhe një nën hetim! Policia iu gjeti sasi kokaine

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Beratit ndërsa një tjetër është vënë nën hetim pasi shpërndanin lëndë narkotike.

Në pranga është vënë një 32-vjeçar në Kuçovë, të cilit iu gjet një sasi kokaine gjatë kontrollit fizik.

Po ashtu, në Poliçan u kap një 40-vjeçar pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës iu gjetën gjithashtu sasi kokaine.

Ndërkohë, i proceduari është një 41-vjeçar që ishte pasagjer në automjetin e 32-vjeçarit, të cilit iu gjet gjithashtu kokainë.

Njoftimi i policisë:

Berat/Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale lënda narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur 2 raste në qytetin e Kuçovës dhe të Skraparit.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë.

E. S., 40 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua sasi lënde narkotike kokainë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi F. Sh., 41 vjeç, banues në Poliçan, pasagjer në mjet, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat