“Ishte nën masë mjekësore”, kush është 31-vjeçari që tentoi të arratisej nga burgu i Shënkollit

Shqipëria

“Ishte nën masë mjekësore”, kush është 31-vjeçari që tentoi të arratisej nga burgu i Shënkollit

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 17:22
Foto arkiv/ Burgu i Shënkollit

Shtetasi Adriano Berisha, 31 vjeç, ka tentuar mesditën e djeshme të largohet nga burgu i Shënkollit, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë.

Pas rreth 500 metrash nga rrethimi i burgut, ai është kapur dhe rikthyer në qeli, pa shkaktuar incidente apo rrezik për punonjësit dhe komunitetin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një aktiviteti të jashtëm të burgut, ku i dënuari po merrte pjesë në sistemimin e mbeturinave nën mbikëqyrjen e punonjësve të sigurisë. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Burgu i Shënkollit dhe institucionet përkatëse në një reagim zyrtar theksojnë se 36-vjeçari është neutralizuar menjëherë pas tentativës. Menjëherë janë njoftuar prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e procedurave ligjore dhe administrative. Masat organizative dhe të sigurisë po rishikohen për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Ky incident vjen pas një tentative të ngjashme në Shkurt të këtij viti, kur Daut Laze kishte tentuar të largohej nga burgu i Shënkollit duke kapërcyer murin rrethues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat