Kush është ish-deputeti socialist që iu bashkua Lapajt në protestën para Kryeministrisë

Shqipëria

Kush është ish-deputeti socialist që iu bashkua Lapajt në protestën para Kryeministrisë

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 18:58
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i është bashkuar protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i është bashkuar protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë.

Prej disa ditësh, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillon një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lapaj ka bërë thirrje publike që qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar kundër qeverisjes aktuale.

Pjesëmarrja e ish-deputetit socialist në këtë protestë ka tërhequr vëmendje, duke shtuar interesin mbi zhvillimet dhe reagimet politike që po shoqërojnë këtë aksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat