Erion Veliaj feston ditëlindjen në burgun e Durrësit: Ju falenderoj që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin

Shqipëria

Erion Veliaj feston ditëlindjen në burgun e Durrësit: Ju falenderoj që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 12:46
Erion Veliaj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot feston në qeli 46-vjetorin e tij të lindjes. Por me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka zgjedhur të falenderoj të gjitha ata që i kanë dërguar letra urimi.

“Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve”, shkruan Erion Veliaj.

Vitin që po lëmë pas, kryetari i bashkisë e konsideron absurd, megjithatë thekson se ka zbuluar miqtë e ditëve të vështira.

“Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.

Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.

Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!

Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!

Faleminderit nga ❤️!”, shkruan Veliaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat