​Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK, zbulohet arsyeja

Shqipëria

​Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK, zbulohet arsyeja

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 17:10
Ilustrim

Sipas ligjit nesër Klodjan Braho pritet të merr detyrën në një ceremoni që drejtohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por për shkak se anëtarët e këshillit janë në një vizitë në Spanjë, ceremonia është shtyrë për ditën e hënë, raporton Tch.

Klodjan Braho, prej 18 vjetësh prokuror, u votua nën prezencën e përfaqësive diplomatike si kryeprokurori i ri i SPAK, më 11 dhjetor.

Ai u zgjodh në këtë post para një javësh mes 4 kandidatëve me mandat trevjeçar, duke zëvendësuar Altin Dumanin.

Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat