Protestuesi i përfshirë nga flakët e molotovit, çfarë shkruan Reuters për protestën e opozitës

Shqipëria

Protestuesi i përfshirë nga flakët e molotovit, çfarë shkruan Reuters për protestën e opozitës

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 09:24
Foto nga vendngjarja

Ditën e djeshme, 22 dhjetor, opozita me në krye Sali Berishën mbajtën protestën kombëtare të paralajmëruar ditë më parë, në bulevardin para Kryeministrisë.

Duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protesta kombëtare u mbyll me tensione dhe incidente fill pas fjalës që mbajti kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Protestuesit u përplasën me zinxhirin e forcave të policisë dhe hodhën në molotov para derës së Kryeministrisë. Megjithatë kjo për pak rezultoi fatale për një prej protestuesve, i cili u përfshi nga flakët e molotovit. Pamjet e të cilave bënë xhiron e rrjetit në Shqipëri, por edhe jashtë.

Reuters, ka ndarë pamjet e protestuesit, trupi i të cilit është përfshirë nga flakët. Teksa në artikull shkruan më tej për motivet e protestës, çështjen e korrupsionit në Shqipëri, dhe aksionet e SPAK dhe sistemit të drejtësisë.

“Tensionet politike në Shqipëri janë rritur ndjeshëm javët e fundit, pas akuzave të ngritura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ajo, së bashku me disa zyrtarë dhe kompani private, dyshohet se ka përdorur fonde shtetërore për të favorizuar kompani të caktuara në projekte të mëdha infrastrukturore.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar këtë javë nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Ballukut dhe lejimin e arrestimit të saj. Ende nuk dihet se kur pritet të zhvillohet votimi në parlament, ku Partia Socialiste e kryeministrit Rama mban shumicën”, shkruan Reuters.

Protesta erdhi pas deklaratave të forta të kryetarit të PD-së, i cili më 20 dhjetor paralajmëroi se ky tubim do të jetë vetëm fillimi i një rezistence më të gjerë kundër qeverisë Rama. Në komunikimet me mbështetësit, Berisha nuk përjashtoi as forma të tjera të aksionit politik, përfshirë nisma paralele, akte ekstreme të ngujimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat