Operacioni policor “Livadhet”, vihet në pranga një 25-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 39-vjeçar

Shqipëria

Operacioni policor “Livadhet”, vihet në pranga një 25-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 39-vjeçar

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 14:34
Operacioni policor “Livadhet”

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”.

Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C. (25) dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B. (39) vjeç, të dy banues në Shkodër, raporton KosovaPress.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale vjedhja, e kryer në bashkëpunim, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve, dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Më datë 29 prill 2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në Durrës.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat